Shtyrja e rritjes së pagës për administratën, deputetja e PD-së shpërthen ndaj qeverisë: Arrogancë, nxjerrin justifikime naive

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku e ka quajtur një paaftësi të Ministrisë së Financave vendimin për shtyrjen e rritjes së pagave për punonjësit e administratës.

Në një intervistë për Panorama TV, ajo u shpreh se rritja e pagave është reklamuar prej 6 muajsh dhe se deklarata e qeverisë se “nuk u zbardh dot vendimi i këshillit të ministrave”, është justifikim naiv.

Jorida Tabaku: “Mendoni se opozita këtu në Parlament, nëse nuk do mazhoranca, mund të bllokojë diçka. Ajo që u pengua të miratohej pak muaj më parë ishte po nga mazhoranca. Askush nga ne nuk është naiv që të mendojë së deputetët e mazhorancës paskan këtë sens rebelimi dhe bllokojnë ligjet e qeverisë.

Kemi dëgjuar që nga dhjetori i kaluar kryeministrin dhe ministren e Financave, që qartësisht kanë thënë: Janë llogaritur efektet, është një strategji e re e hartuar për pagat, fondet në buxhetin e shtetit janë megjithëse kemi thënë që ka një pikëpyetje të madhe për llogaritjen e fondeve për rritjen e pagave. Thanë që kanë llogaritur kategoritë etij dhe 185 mijë punonjës të administratës kanë të paktën v6 muaj që presin rritjen e pagave.

Rritja e tyre e pagës u votua edhe nga opozita si një akt i qartë i faktit që qeveria ka 10 vite që rrit paga.

Duhet ta kishte ndihmuar administratën me të paktën normën e inflacionit.

Kjo është një paaftësi e Ministrisë së Financave që nuk kanë qenë në gjendje që diçka që kanë 6 muaj që e reklamojnë ta vendosin që të hyjë në fuqi me datën 1 qershor.

Edhe një arrogancë që dalin e nxjerrin justifikime që për mua janë fëmiënore e naive, që nuk u zbardh dot vendimi i këshillit të ministrave. 6 muaj që reklamojnë dhe nuk janë të aftë të bëjnë një përllogaritje të koeficentëve për vjetërsinë në punë, etj.

Ministria e Financave e ka treguar paftësinë e saj vazhdimisht këto vite. Kjo i vuri kapakun, qeveria që ankohet që nuk zbardhi dot VKM-të, po paaftësisë së tyre nuk i vendos dot emra.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Osmani: Termokos po i jep kuptim Prishtinës, çdo vikend është ditë pune

Story i radhës

Turqia bën gati ushtarët për në Kosovë

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez