Shtypin me veturë këmbësorët në Jerusalem, lëndohen tre persona – policia arreston sulmuesit dhe publikon pamjet

Policia izraelite ka arrestuar dy persona të cilët shtypen me veturë këmbësorët në Jerusalem, duke lënduar tre prej tyre, shkruan Associated Press.

Pamjet e kamerave të sigurisë që janë publikuar nga mediat izraelite, shfaqin veturën që përplaset në tre hebrenj ortodoks, të cilët nga goditja e fuqishme “fluturojnë” dhe përfundojnë mbi xhamin e përparmë të veturës.

Me të goditur këmbësorët me veturë, të dyshuarit dalin nga vetura me kallashnikovë në dorë, por që në momentin që tentojnë të shtien duket se u bllokohet arma.

Palestinezët në mënyrë periodike kryejnë sulme në qytetet izraelitë që kur filloi lufta kundër Hamasit më 7 tetor, e që nga ajo kohë dhuna në Bregun Perëndimor nuk ka të ndalur.

Në anën tjetër, mbrojtja civile palestineze ka njoftuar se në Gaza ka gjetur 283 trupat e pajetë në oborrin e spitalin Khan Younis, kurse kreu i inteligjencës ushtarake izraelite ka dhënë sot dorëheqje për shkak të dështimit për të parandaluar sulmin e 7 tetorit.

Kjo luftë tani është në muajin e shtatë dhe ka nxitur një pasiguri në atë rajon, ku shpesh përfshihet edhe Hezbollahu që mbështetet nga Irani – duke sulmuar Izraelin.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Katër gjermanë kapen ‘duke festuar’ ditëlindjen e Hitlerit në shtëpinë e tij të lindjes në Austri

Story i radhës

Barjami nga Fronti Europian: Ranë maskat, Mickoski shpalosi bashkëpunimin që ka me opozitën shqiptare

Të fundit nga