Shtylla dhe drurë të rrëzuar, vetura dhe shtëpi të dëmtuara… – këto janë dëmet që i shkaktoi moti i ligë në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë /VIDEO

1 minut lexim

Hapësira të përmbytura, oborre, bodrume, shtëpi, objekte, drurë dhe shtylla të rrëzuara, shtëpi të dëmtuara, ulluke të shkëputura, tavane dhe vetura dëmtuara…

Këto janë disa nga dëmet që janë denoncuar në Qendrën për Menaxhim me Kriza nga banorët e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu kryesisht këto rajone mbrëmjen e sotme, transmeton TV21.

Nga QMK-ja bëjnë të ditur se në numrin 112 janë paraqitur më shumë raste, ndërkaq nga Tetova pranohen ende.

Dëmet janë shkaktuar nga moti jostabil, i shoqëruar me stuhi, shi të rrëmbyeshëm dhe me breshër.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Këshilltari i Kurtit mesazh BE-së për tre “kushtet” që i caktoi sot: Do duhej të ishin kërkesa tuaja ndaj Serbisë

Story i radhës

Video-skandali “Gjici”/Karamuço: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, por po fshihet prej dy vjetësh

Të fundit nga