Shtyhet seanca për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj

1 minut lexim

Seanca gjyqësore për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj është shtyrë për datën 19 shtator.

Seanca u shty për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan zëvendësimin e gjyqtares Alma Kolgjoka me argumentin se është në konflikt interesi për të shqyrtuar kërkesën për ekstradim

Mësohet se gjykata ka vendosur që të mos e zëvendësojë gjyqtaren Kolgjoka, e cila do të jetë ajo që do të dëgjojë sot kërkesën për ekstradim të ish luftëtarit drejt Kosovës.

Dritan Goxhaj u arrestua me 31 korrik në Tiranë me kërkesë të Prokurorisë Speciale në Hagë dhe dyshohet për veprat penale pengim i punës së zyrtarëve dhe frikësim i dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Goxhaj është djali i ish-zv.shefit të Shtabit të UÇK dhe kolonelit të njohur nga Shqipëria, Dilaver Goxhaj. Ai iu bashkua vullnetarisht luftës në Kosovë dhe ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shumë Interesante – Mësoni Sinjalet e Ëndrrave për Shëndetin Tuaj

Story i radhës

​Kurti takon komandantin e ardhshëm të KFOR-it, flasin për paqen dhe sigurinë

Të fundit nga