Masa e sigurisë “arrest me burg” për Bujar Shegën është shtyrë për ditën e premte, 4 Prill 2025, në orën 14:00.
52-vjeçari Bujar Shega i konsideruar si “truri” financiar i grupit kriminal të Suel Çelës në Elbasan, u ekstradua këtë të enjte nga Italia. Ai akuzohet nga GjKKO, për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Dyshohet se Bujar Shega pastronte paratë e grupit të Suel Çelës përmes dy kompanive të tij të pastrimit në qytetin Elbasan.
Në vitin 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Burimi: botasot.info