Shtyhet ndeshja Ferizaj – Ballkani

1 minut lexim

Ferizaj – Ballkani shtyhet për të hënën e javës së ardhshme, bëhet e ditur nga FC Ferizaj.

“Ndeshja e xhiros së 8 në “Albi Mall” Superligën e Kosovës në Futboll mes FC Ferizaj – FC Ballkani e caktuar të zhvillohej ditën e diel nga ora 15:00, është shtyrë për të hënën.

Vendimi na është dërguar nga Federata e Futbollit të Kosovës, me arsyen se Ballkani pas përfundimit të ndeshjes së djeshme kundër Slavia Prages, ka pasur telashe gjatë kthimit, me një defekt në aeroplan, e që krijoi frikë dhe trauma tek stafi, lojtarët dhe se kanë mbërritur me shumë vonesë në Kosovë. 

Komisioni i Garave në shkresën e dërguar kanë shkruar se ndeshja FC Ferizaj – FC Ballkani do të zhvillohet të hënën me datë 19.09.2022 në ora 15:00”, njofton FC Ferizaj.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si t’u shpjegoni emocionet fëmijëve

Story i radhës

Bisedat audio të Discord vinë në Xbox

Të fundit nga