shtyhen zgjedhjet ne veri te kosoves pas tensioneve kur pritet te mbahen 6394a26d09044

Shtyhen zgjedhjet në Veri të Kosovës pas tensioneve, kur pritet të mbahen

December 10, 2022
1 minut lexim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka treguar se është marrë vendim për shtyrje të zgjedhjeve. Ajo ka thënë se zgjedhjet do të mbahen në muajin prill, ndërsa data e saktë do të bëhet publike nesër.

Osmani tha se për këtë vendim ka pasur konsensus të plotë mes partive politike dhe se është marrë parasysh edhe raporti i dërguar dje në Presidencë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Në mënyrë që të sigurojmë pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve në këto zgjedhje, vëzhgim nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare, siguri për të gjithë qytetarët pa dallim, si dhe kohë të mjaftueshme për institucionet e sigurisë që të bëjnë edhe përpjekje e të ndërmarrin veprime shtesë për rend dhe ligj në veri në vendit, vlerësoj që shtyrja është e nevojshme”, tha ajo një konferencë për media pas takimit.

Ajo ka shtuar se kishte kontaktuar Bashkimin Evropian për t’i kërkuar mbështetje për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në veri, por thotë se BE-ja i kishte bërë të ditur se për shkak të afatit të shkurtër kohor, nuk do të kishin mundësi të marrin pjesë.

“Deri tani asnjë organizatë vendore nuk është regjistruar po ashtu. Pra, këto zgjedhje do të ishin pa vëzhgim ndërkombëtar apo edhe vendor”, shtoi Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nuk ju ndalet kolla pas gripit? Zbuloni pse ju ndodh kjo

zelensky qyteti bakhmut tani eshte vetem me rrenoja te djegura 6394a361dd2c7
Story i radhës

Zelensky: Qyteti Bakhmut tani është vetëm me ‘rrënoja të djegura’

Të fundit nga

Mësohet destinacioni i tij i ardhshëm

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë këtë verë për të realizuar blerjet që dëshiron, dhe një nga ata që do të largohet është Ansu Fati. 22-vjeçari ka qenë në periferi të skuadrës
ShkoLartë