Një taksë dixhitale globale nuk do të jetë gati deri në fund të 2023 ose fillim të 2024 tha Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire.
Marrëveshja, që krerët financave të shteteve më të fuqishme të botës kanë shpresuar ta mbyllin këtë vit, kërkon propozimin e një takse dixhitale ndaj Apple dhe Google në vendet ku klientët janë.
Kompanitë shumëkombëshe duhet të paguajnë taksë 15%. Planit i janë bashkuar 140 vende të botës në Tetor për rishikim të taksimit ndërkombëtar duke vendosur një afat 2023 për implementimin.
“Mund të jetë në fund të 2023, ose në fillim të 2024, ndërsa qëllimi ynë kryesor është të rishikojmë sistemin ndërkombëtar të taksimit,” tha Le Maire. /PCWorld Albanian