Shtrenjtohet uji nëpër disa qytete të Kosovës

January 22, 2022
1 minut lexim

Prej një janarit të këtij viti kanë hyrë në fuqi tarifat e reja për metër kub uji në disa prej qyteteve të Kosovës.

Ujin për një cent më shtrenjtë do ta paguajnë në fund të këtij muaji konsumatorët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, KRU “Mitrovica”, ndërkaq ata të KRU “Bifurkacioni” do ta paguajnë dy centë më shtrenjtë.

Sipas Autoritetit Rregullator të Ujit, rritje ka pasur vetëm në tarifat për ujin e pijshëm, shkaku i investimeve nga kompanitë e ujësjellësit, derisa në ato për ujin jo shtëpiak ka pasur ulje prej dy cent.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, një qytetar shpenzon rreth 90 litra ujë në ditë, apo 2.2 përqind të pagës mesatare në vendin tonë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sindroma e zemrës së thyer ndërlidhet me trurin

Story i radhës

Mbipesha mund të shkaktojë depresion

Të fundit nga

ShkoLartë