shtrenjtohet nafta ne bursa arrin ne 114 dollare per fuci te henen 69f8d78649d46

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Arrin në 114 dollarë për fuçi të hënën

May 4, 2026
1 minut lexim

Çmimet e naftës nuk u tërhoqën pavarësisht njoftimit të presidentit Amerikan Donald Trump se trupat amerikanë do shoqërojnë anijet e bllokuara në ngushticën e Hormuzit. Nafta e papërpunuar brent u rrit lehtë të hënën me gati 1% duke u ngjitur në 109 dollarë për fuçi.



Luhatjet rezultuan minimale pasi tregtarët panë pak shpresë në planet e Trump se do të zgjidhte atë që Agjencia e Ndërkombëtare e Energjisë e ka quajtur krizën më të madhe energjetike në histori.

Sipas analistëve, tregu po mësohet me deklaratat e Presidentit rreth negociatave me Iranin që më vonë rezultojnë te jenë. Sipas tyre, për aq kohë sa nuk ka një plan të qartë për rivendosjen e rrjedhave të energjisë mes ngushticës jetike të Hormuzit, luhatjet në bursat globale do të vazhdojnë.

Nafta e papërpunuar brent është rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës në Iran. Vlerësimet paraprake kanë treguar se mbyllja e ngushticës së Hormuzit dhe sulmet ndaj infrastrukturës energjetike kanë ulur prodhimin global ditor të naftës me 14.5 milionë fuçi.

Analistët kanë paralajmëruar se çmimet mund të vijojnë të mbeten të larta për një kohë të gjatë edhe nëse arrihet një marrëveshje midis Uashingtonit dhe Teheranit për shkaka të dëmtimeve të infrastrukturës energjetike.

Para konfliktit, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin në Ngushticën e Hormuzit kalonin mesatarisht 129 anije çdo ditë, por tashmë së fundmi nga të dhënat e gjurmimit të anijeve kanë kaluar vetëm 20 anije.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ahmeti vepra e goce dellcevit mesim edhe per klasen e sotme politike 69f8c58fa6c5d
Lajmi i mëparshëm

Ahmeti: Vepra e Goce Dellçevit, mësim edhe për klasën e sotme politike

do te ther njerez dhe do te hy live ne tiktok 16 vjecari nga ferizaj kercenon per terrorizem 69f8d87565912
Lajmi i radhës

“Do të ther njerëz dhe do të hy live në Tiktok”, 16-vjeçari nga Ferizaj kërcënon për terrorizëm

Të fundit nga

ShkoLartë