Shtrenjtohen biletat nga Prishtina në Gjakovë, studentët: Çmimi është i papërballueshëm

February 15, 2022
1 minut lexim

Eligerta Lloqani, studente e Psikologjisë dhe Logopedisë në Prishtinë, e konsideron si shumë të gabuar rritjen e çmimit të biletave në pesë euro, për rrugën Prishtinë – Gjakovë dhe anasjelltas.

Sipas Eligertës, ky çmim është i papërballueshëm.

“Shtrenjtimi i biletës me pesë euro është çmim i paarsyeshëm për një student, sepse këtu në Prishtinë shpenzimet janë shumë të mëdha”, thotë ajo.

Eligerta, pohon se po s’u ndryshua çmimi ajo do ta ketë të pamundur ta vizitojë çdo fundjavë familjen, ashtu siç bënte më parë.

Njëjtë mendon edhe Alba Sahatqija studente në Universitetin “Hasan Prishtina”.

Edhe për të, çmimi i ri i biletës është i papërballueshëm.

“Duke marrë parasysh se ne të gjitha vendet tjera ka zbritje për studente ky vendim është i papranueshëm. Ky çmim ndikon shumë që të mos shkoj në Gjakovë gjatë vikendit te familja ime’, ka thënë Sahtqija.

Ndërsa, kryetar i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, ka deklaruar se për rritjen e çmimit të biletave vendosin vetë transportuesit.

“Ne (shoqata) nuk vendosim as me i rritë e as me i ulë çmimet. Për këtë çështje vendosin vetë ata”, deklaroi Kurtishaj.

Gjatë ditës së hënë është vendosur që tash e tutje çmimi për studentë që udhëtojnë nga Prishtina në Gjakovë dhe anasjelltas të jetë pesë euro.

Si arsye për rritje çmimesh është dhënë rritja e çmimit të derivateve.

Para të hënës, kur edhe u njoftua për rritjen, bileta kushtonte një euro më pak – katër. Distanca me autobus nga Prishtina në Gjakovë dhe anasjelltas është 83 kilometra.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Efekti “Nocebo”/ Pasojat psikologjike të vaksinimit

Story i radhës

Milloshoski: Është hedhur poshtë deklarata për Goce Dellçevin

Të fundit nga

Alexander Isak, objektiv i PSG-së

Paris Saint-Germain vazhdon planifikimin e skuadrës me synim sezonin e ardhshëm, dhe fokusi kryesor është përforcimi i sulmit. Sipas thashethemeve të fundit, klubi parisien ka një objektiv të qartë: Alexander Isak, sulmuesi

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë