Thyeni rutinën, provoni diçka të re që me siguri do ta pasurojë jetën tuaj seksuale! Shmangni krevatin, koha është për sfida të reja.
Në banesën tuaj ekzistojnë vende për të cilat as që ju ka shkuar mendja ku do të kënaqeni me lojëra seksuale.
Makina e larjes së rrobave
Është e përsosur dhe komode për ju të dy, qoftë të vendosni për pozën “doggy” apo për pozën misionare (“fytyrë në fytyrë”). Nëse e aktivizoni edhe centrifugën, kënaqësia do të jetë e paharrueshme!
Shkallët
Vend i shkëlqyeshëm për seks oral, qoftë kur ajo hip në disa shkallë apo ai, qasja është e shkëlqyeshme. Kini kujdes vetëm që të jenë stabile.
Kolltuku
Kur është edhe i mbushur me stiropor është e përsosur për çdo lojë dashurie, është i butë, i përshtatet trupit, në të mund të provoni pothuajse çdo gjë që ju bie në mend.
Pranë pasqyrës
Me kusht që të keni pasqyrë të madhe të përforcuar për mur apo për dollap, është vendi ideal për seks “në këmbë”. Shikimi në pasqyrë derisa bëni dashuri me siguri do të ndikojë të keni stimulim të paharruar!