Shtojca të rrezikshme për Chrome janë instaluar mbi 1 milionë herë

min lexim

Disa shtojca për shfletuesin Chrome dizajnuar për të monitoruar aktivitetin e shfletimit janë instaluar në më shumë se 1.4 milionë pajisje raportuan hulumtuesit.

Një postim në blogun e kompanisë së sigurisë McAfee përshkroi sesi këto shtojca modifikojnë cookie-t e shfletuesve të viktimave çdo herë që vizitojnë një uebsajt ecommerce dhe si rezultat marrin një tarifë për çdo blerje të bërë sikur të kishin rekomanduar produktet tek konsumatorët.

Edhe pse dy shtojcat me emrin “Netflix Party” janë fshirë tashmë nga Google Web Store, McAfee thotë se pjesa tjetër janë ende të disponueshme për shkarkim.

Shtojcat pavarësisht se nuk përbëjnë një kërcënim të drejtpëdrejtë sigurie siç është instalimi i maluerëve apo vjedhja e të dhënave, ato janë në shkelje të politikave të përdorimit të Chrome.

Ajo çfarë e bën të vështirë identifikimin e këtyre mashtrimeve është se shtojcat sillen sikur të ishin të ligjshme. Gjithashtu kanë marrë vlerësime të shumta.

Në përpjekje për të shmangur identifikimin, operatorët e këtyre shtojcave i kanë programuar të fillojnë aktivitetin vetëm disa javë pas instalimit dhe jo menjëherë.

Lista e tyre vijon si mëposhtë:

  • Netflix Party
  • Netflix Party 2
  • FlipShope – Price Tracking Extension
  • Full Page Screenshot Capture – Screenshotting
  • AutoBuy Flash Sales

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kufizimet e vizave të BE-së për rusët/ Vjen kundërpërgjigja nga Rusia

Story i radhës

E godet rryma elektrike, vdes i riu nga Tetova

Të fundit nga