Shtohet numri i qendrave shëndetësore në zonat turistike në Shqipëri

1 minut lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë shtuar numrin e qendrave shëndetësore në zonat turistike, të cilat do të ofrojnë trajtim mjekësor 24 orë për të gjithë ata turistë të cilët mund të kenë nevojë.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se janë 29 qendra shëndetësore në zonat turistike, me 160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat.

Postimi i plotë:

Kudo ku keni zgjedhur të pushoni këtë të diel, në mal apo buzë detit, kemi siguruar kujdes shëndetësor 24 orë për pushuesit dhe turistët nga veriu në jug, me rrjetin e qendrave shëndetësore verore, për një sezon turistik të #sigurt

29 qendra shëndetësore me shërbim 24/7 në zonat turistike

160 mjekë dhe infermierë të trajnuar për emergjencat

Barna dhe materiale mjekësore të garantuara

Telefononi #UrgjencënKombëtare127 për çdo emergjencë shëndetësore.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Chelsea kërkon përforcime

Story i radhës

Temperatura të larta gjatë javës, priten bubullima dhe rrebeshe shiu

Të fundit nga

Tahiri vizitë në Hagë

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit