Shtohen tre sekretarë në PS/ Rama zbulon emrat

Miratohen ndryshimet në statutin e PS.

Kryeministri Rama ka bërë publike emrat e rinj në krye të partisë. Blerina Gjylameti, Eridjan Salianji dhe Laert Duraj janë tre emrat që do të votohen në Kongresin e sotëm.

Mësohet se Eridjan Salianji është emëruar Sekretar Ekzekutiv, ndërsa Blerina Gjylemeti Sekretare për Organizimin. Larter Duraj emërohet Sekretar për Emigracionin.

“Ti propozojmë Kongresit tre sekretarë të tjerë. Blerina Gjylameti, Eridjan Salianji sekretar organizativ, dhe Laert Duraj. Unë jam absolutisht dakort, pasi varet nga ju, një sekretar për çështjet zgjedhore të partisë, në aspektin e ndjekjes së të gjithë çështjeve legale, detyra do t’i besohet Eridianit që ka gjithë jetën që ndjek procedurat nëpër KQZ e të gjitha, një sekretar për emigracionin, detyrë që sekretari i Përgjithsëm dëshiron që t’ia besojmë Laertin, e njihni të gjithë, është shumë i lidhur me zonën atje, që kanë ritual me vrasjen e kecave. Është një shaka por gjysma e të vërtetës”, tha Rama ndër të tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ramadani: Pjesa e parë më e dobëta, si e karikova ekipin

Story i radhës

Zhduket edhe një pajisje mijëra euroshe e Klinikës së Radiologjisë në QKUK

Të fundit nga