Shtohen reklamat në dyqanin e aplikacioneve të Apple

October 24, 2022
1 minut lexim

Herën tjetër që të shkarkoni një aplikacion në iPhone, përgatituni të shikoni më shumë reklama.

Duke filluar nga data 25 Tetor, Apple do të fillojë lançimin e dy kategorive të reja të reklamave në App Store. Në të gjithë vendet e botës, me përjashtim të Kinës, kompania planifikon të shesë hapësirën e reklamave në tabin “Today” dhe në fund të çdo listimi individual të aplikacioneve.

Sapo të mbërrijnë, reklamat do të kenë një ikonë me një sfond blu për ti dalluar nga rekomandimet e tjera.

Kur Apple filloi shitjen e hapësirës së kërkimit për reklama në App Store në 2016-ën, tabi “Today” ishte rezervuar për rekomandime nga ekipi editorial i kompanisë.

Apple kishte paralajmëruar që prej muajit Korrik se reklamat do të shtoheshin në dyqanin e aplikacioneve si pjesë e zgjerimit të biznesit të reklamimit.

Sipas Bloomberg kompania shpreson që të trefishojë të ardhurat nga reklamimi në 10 miliardë dollarë në vit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mosndëshkimi i krimeve të komunizmit, gabimi më i madh i demokracisë shqiptare

Story i radhës

Nuk ka pritje në pikat kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti

Të fundit nga

ShkoLartë