Shtohen edhe 8 shërbime të reja në e-Kosova, Kurti: Më shumë shërbime digjitale

April 29, 2025
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për shtimin e tetë shërbimeve të reja digjitale në platformën qeveritare e-Kosova, duke e çuar numrin total të shërbimeve elektronike në mbi 230.

Platforma tashmë është e qasshme edhe përmes aplikacionit mobil në sistemet iOS dhe Android, duke e bërë më të lehtë për qytetarët aksesin në shërbime të ndryshme publike.

Me mbi 1 milion përdorues të regjistruar, e-Kosova vazhdon të zgjerojë kapacitetet e saj dhe të sjellë administratën më afër qytetarëve.

“Me më shumë shërbime digjitale, po e bëjmë shtetin më efikas dhe qytetarin më të përfshirë,” ka shkruar Kurti.

Përdoruesit e platformës mund të kryejnë shërbime të ndryshme si aplikime për dokumente zyrtare, pagesa administrative, dhe kërkesa për informata, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në institucionet përkatëse.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Lobimi i PD në SHBA/ Rama: Kontratë lebetitëse për të pastruar damkën nga balli i bufit të kënetës

Story i radhës

​Barcelona shpreson tek magjia e Yamal kundër Interit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë