Shtimi natyror i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rënie

March 1, 2023
1 minut lexim

Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS) informon se shtimi natyror i popullsisë në vend ka shënuar rënie. Në tremujorin e katërt të vitit 2022 arrin – 616 persona që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i lindjeve të fëmijëve nga numri i personave të vdekur.

Në tremujorin e katërt të vitit 2022 kanë lindur 4.427 fëmijë dhe në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i tyre është ulur për 4.7 për qind.

Numri i personave të vdekur në tremujorin e katërt të vitit 2022 shënon rënie prej 26.8 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2021, pra 5.043 persona nga të cilët nëntë janë foshnje.

Në këtë tremujor të këtij viti janë lidhur 2.762 martesa dhe numri i tyre është ulur për dy për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Për tremujorin e katërt të vitit 2022 janë paraqitur 339 raporte për divorce, që paraqet rënie prej 39.1 për qind krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit 2021.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Guardiola braktis intervistën

Story i radhës

Aktivisti nga Tetova i reagon ambasadorit austriak kundër kazinove: A e dini interesin e kujt po e mbroni?

Të fundit nga

ShkoLartë