Shteti bektashi, Artan Hoxha: Ky është shteti i Baba Edit, jo i Baba Mondit

September 25, 2024
1 minut lexim

Artan Hoxha, gazetar i njohur nga Shqipëria, ka komentuar idenë e shtetit bektashi në Tiranë, një ide e hedhur në publik nga ana e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Sipas Hoxhës, një nismë e tillë nuk është e bektashinjve. Në një emision, Hoxha ka treguar disa fakte interesante për kontributin e bektashinjve në themelimin e shtetit të Shqipërisë, duke përmendur vëllezërit Frashëri.

“Një gjë duhet ta ndajmë qartë. Kjo që po ndodh, nuk është një nismë e bektashinjve…Bektashinjtë në këtë vend, kanë kontribuar, kanë derdhur gjak, kanë heronjtë e tyre…Rilindja shqiptare ka pasur figurat më të mëdha që vijnë nga ky tarikat…” – tha ai.

Tutje, Hoxha vlerësoi se shteti i propozuar është “shteti i Baba Edit, jo i Baba Mondit”.

“Nuk e kanë kërkuar këtë gjë bektashinjtë, nuk është kërkesë e tyre. Bektashinjtë kanë themeluar, kanë ndihmuar, kanë sakrifikuar për themelimin e shtetit shqiptar. Bektashinjtë janë në shtetin e tyre, Shqipërinë, nuk kanë kërkuar themelimin e shteti tjetër. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër mbas Rama, se s’është vetëm Rama…Nuk është shteti i Baba Mondit, ndaje këtë gjë, leje babain në hallin e tij, ky është shteti i Baba Edit, jo i Baba Mondit” – ka thënë Hoxha.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërkoi të shkonte tetë ditë në Shqipëri për pushime me gruan, detaje nga kërkesa e Isni Kilajt që ia refuzoi Specialja

Story i radhës

Durmishi viziton punimet në Urën e Badocit: Po punohet intensivisht që ndërtimi të përfundojë brenda afatit

Të fundit nga

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë