Pentagoni njoftoi sot se ka shtuar sulmet e tij kundër anëtarëve të Shtetit Islamik në Siri, duke kryer një duzinë operacione të rrezikshme ajrore dhe tokësore në një përpjekje për të kapur ose vrarë operativët kryesorë të organizatës terroriste.
Duke cituar zyrtarë në Komandën Qendrore të SHBA, Wall Street Journal raporton se në dhjetor, ushtria e vendit kreu të paktën dhjetë operacione në Lindjen e Mesme, duke përfshirë tre operacione në fillim të kësaj jave, gjatë të cilave u arrestuan gjashtë operativë të Shtetit Islamik.
Zyrtarët amerikanë, sipas të përditshmes së Nju Jorkut, pranuan se Komanda Qendrore kreu sulme shtesë në Siri, por refuzuan të publikojnë detaje.
Ekspertët paralajmërojnë se operacione të tilla nuk mund të ndalojnë përhapjen e grupeve terroriste në Siri, veçanërisht gjatë krizës aktuale ekonomike dhe mungesës së një zgjidhjeje politike për t’i dhënë fund luftës 12-vjeçare, sipas Wall Street Journal.