Shtetasit e Turqisë kontrabandonin emigrantë në Maqedoni, arrestohen

1 minut lexim


Zyrtarë policorë në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, dje në ora 14:30 minuta në f. Bogorodicë-Gjevgjeli kanë privuar nga liria F.S. (21) dhe O.Ç.D. (19), të dy nga Republika e Turqisë, me lejeqëndrim të përkohshëm në Shkup.

Siç kumtoi sot MPB-ja, gjatë kontrollit të automjetit “Seat Ibiza” me targa të Shkupit, të cilin po e drejtonte F.S., janë gjetur pesë emigrantë nga Iraku, prej tyre një person i gjinisë femërore dhe një i mitur. Ndërsa, gjatë kontrollit në automjetin “Citroen C3” me targa të Shkupit, i cili drejtohej nga O.Ç.D., janë gjetur katër migrantë, njëri prej tyre i mitur.


Personat janë në mbajtje në stacion policor, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën Pranuese-Transitore në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Rasti me mjekun Arben Hudi/ MSH: Bëhet fjalë për skadim, jo ndërprerje të kontratës

Story i radhës

Flet vëllai i të akuzuarit për ngacmim seksual në Maliq: Do dalë e vërteta, ai burrë nuk i bën kurrë këto gjëra

Të fundit nga