shtetasi turk tentoi te vriste bashkatdhetarin me kapak pusetes ne qender te shkupit 681f80588ea8c

Shtetasi turk tentoi të vriste bashkatdhetarin me kapak pusetës në qendër të Shkupit

May 10, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër një shtetasi turk 35-vjeçar, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (në tentativë) të Kodit Penal.

Gjatë natës pas mesnate në rrugën “Metropolit Teodosij Gologanov” në Shkup, pranë Klubit të Deputetëve, me qëllim ka tentuar ta privojë nga jeta një shtetas tjetër turk. Pas një përleshjeje verbale, ata kanë filluar të godasin njëri-tjetrin fizikisht, nga çka i dëmtuari ka rënë i lënduar në tokë.

Në atë moment, i dyshuari ka marrë një kapak metalik të pusetës me të cilin e ka goditur disa herë të dëmtuarin në kokë. Ndërsa i dëmtuari ishte i shtrirë pa ndjenja në tokë, i dyshuari ka vazhduar ta godasë me shkelma në kokë dhe trup. Edhe kur kanë arritur pjesëtarët e policisë në vendngjarje, ai ka refuzuar të ndalojë goditjet deri sa është neutralizuar nga ta, duke i shkaktuar të dëmtuarit lëndime të rënda trupore për shkak të të cilave është shtruar në Klinikën e Neurokirurgjisë në gjendje kërcënuese për jetën.

Pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezik arratisjeje nga i dyshuari, i cili nuk kishte të regjistruar qëndrim në vend, mundësi për të ndikuar në dëshmitarët në procedurë apo për ta përsëritur veprën penale, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

divorcet gri pse ciftet ndahen pas 30 apo edhe 50 vitesh martese pergjigjet psikologia 681f7c5d73d63
Story i mëparshëm

Divorcet gri: Pse çiftet ndahen pas 30 apo edhe 50 vitesh martesë? Përgjigjet psikologia

ali ahmeti ia mbane gajlet vlen it 681f809099968
Story i radhës

Ali Ahmeti ia mbanë gajlet VLEN-it

Të fundit nga

ShkoLartë