Shtëpia e Bardhë thotë se raportimet për një sulm me raketa të Hezbollahut ndaj Izraelit janë thellësisht shqetësuese.
Grupi tha se më herët kishte lëshuar një raketë ndaj Agjencisë së Inteligjencës izraelite Mossad, pranë Tel Avivit, shkruan Sky News.
“Thellësisht shqetësues”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby për CNN, kur u pyet për sulmin.
Ndërkaq, më herët u raportuar se ministria libaneze ka bërë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmet e sotme ajrore të Izraelit në Liban ka shkuar në 23.
Burimi: botasot.info