​Shtëpia e Bardhë: Putin po shpik kërcënime që nuk ekzistojnë për të justifikuar agresionin

February 27, 2022
1 minut lexim

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për të vënë forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë ishte pjesë e një modeli më të gjerë të përshkallëzimit të paprovokuar dhe kërcënimeve të sajuara nga Moska zyrtare.

“Ky është me të vërtetë modeli që pamë nga presidenti Putin gjatë këtij konflikti, i cili prodhon kërcënime që nuk ekzistojnë për të justifikuar agresionin e mëtejshëm – dhe komuniteti global dhe populli amerikan duhet ta shohin atë përmes këtij prizmi,” tha Psaki, transmeton CNN.

E pyetur për ndihmën ose sanksionet e mëtejshme ushtarake, Psaki tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të dërgojnë më shumë furnizime ushtarake humanitare, ekonomike dhe të mbrojtjes.

“Dëshiroj të përmend se sanksionet që shpallëm dje, e vendosin Rusinë në të njëjtin nivel me Iranin, duke e shkëputur atë nga sistemi bankar me komunitetin global”, tha Psaki.

Ndryshe, Putin ka urdhëruar sot që forcat e parandalimit, ku përfshihen edhe armët bërthamore, të vihen në gatishmëri të lartë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

378 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni, humbin jetën 7 pacientë

Story i radhës

Pasoja ekonomike nga kriza në Maqedoni

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë