shtepia e bardhe deklarohet per takimin zelenksy trump ishte shume produktiv 680cb12e31b23

Shtëpia e Bardhë deklarohet për takimin Zelenksy-Trump: Ishte shumë produktiv

April 26, 2025
1 minut lexim

Pak para nisjes së ceremonisë mortore të Papa Françeskut, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, patën një takim të shpejtë.

Lidhur me këtë, Shtëpia e Bardhë thotë se të dy udhëheqësit u takuan privatisht dhe patën një “diskutim shumë produktiv”, duke shtuar se më shumë detaje do të jepen më vonë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Takimi u zhvillua brenda Bazilikës së “Shën Pjetrit” pasi ata i bënë nderime Papës.

Kjo është hera e parë që ata janë takuar që nga takim në Zyrën Ovale në fund të shkurtit, kur Zelensky u akuzua se nuk tha faleminderit SHBA-së për ndihmat e dhuruara në Ukrainë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

zbulohet nje nga antigrimcat me te renda mund te shpjegoje arsyen pse ekziston universi 680cae9db8bb1
Story i mëparshëm

Zbulohet një nga antigrimcat më të rënda/ Mund të shpjegojë arsyen pse ekziston universi

haradinaj i uron suksese hendbollistit bajramaj kosova ne boterore do te perfaqesohet me krenari 680cb1e0e0884
Story i radhës

Haradinaj i uron suksese hendbollistit Bajramaj: Kosova në Botërorë do të përfaqësohet me krenari

Të fundit nga

ShkoLartë