shtepia e angela martinit bie pre e hajduteve modeles i vidhen sende me vlere 6a71d3728356d

Shtëpia e Angela Martinit bie pre e hajdutëve! Modeles i vidhen sende me vlerë

August 4, 2026
1 minut lexim

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Angela Martini, ka përjetuar një ngjarje të rëndë sigurie në rezidencën e saj në Los Angeles, ku jeton së bashku me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu, dhe djalin e tyre.

Angelaka ndarë detajet përmes disa postimeve në rrjetet sociale 24 orë pas incidentit, ku zbuloi se hajdutët arritën të futeshin në pronë dhe t’i grabitnin çantat e saj të dorës.

Përveç dëmit material, modelja ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë ku shihen personat e maskuar gjatë grabitjes. Përmes mesazheve sensibilizuese, ajo vuri në dukje se raste të tilla po përsëriten me shpejtësi, duke treguar se e njëjta lagje ra pre e një tjetër vjedhjeje vetëm gjashtë ditë më vonë.

Në përpjekje për të vënë drejtësi, Martini ka etiketuar publikisht departamentin e policisë.

“Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur, por sepse komuniteti ndalon së kushtuari vëmendje,” shkroi ajo krahas pamjeve. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

varka perfshihet nga flaket shpetohen mbi 150 emigrante ne la mansh 6a71d2b19b82d
Lajmi i mëparshëm

Varka përfshihet nga flakët/ Shpëtohen mbi 150 emigrantë në La Mansh

shqiperia shpall si te padeshiruar dy shtetas te maqedonise 6a71d755a3190
Lajmi i radhës

Shqipëria shpall si “të padëshiruar” dy shtetas të Maqedonisë

Të fundit nga

ShkoLartë