​Shtatfishohet numri i zyrtarëve që nuk deklaruan pasurisë

April 3, 2024
min lexim

Për rreth shtatë herë është rritur numri i zyrtarëve publik që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion në krahasim me vitin e kaluar. Afro 200 zyrtarë nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për deklarimin e pasurisë, nga 8 mijë sa ishin të obliguar.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj thotë se përkundër që ka pasur lehtësime në procesin e deklarimit, numri i zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim, është rritur në krahasim me vitin e kaluar gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 30 persona që nuk e kanë deklaruar pasurinë, derisa tregon se këtë vit, ky numër shkon në 200.

Buleshkaj potencon se për të gjithë ata të cilët nuk u janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje, ligji parasheh shqiptimin e gjobave, duke filluar me ndaljen 30 për qind të pagës mujore e deri në kallëzim penal te institucionet e drejtësisë.

Buleshkaj: 198 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë

“Kanë qenë afërsisht rreth 8 mijë zyrtarë të cilët kanë qenë në këtë fazë të obliguar ta kryejnë deklarimin e pasurisë. Nga këta janë 198 sipas statistikave të paraditës të cilët nuk e kanë kryer këtë obligim në kohë. Ky numër edhe pse është kaq i madh, ka mundësi që të bie sepse ende nuk kemi pastruar listat. Ka mundësi që ndonjë nga ta si pjesë të pozitave të tjera e ka deklaruar më herët pasurinë. Por, afërsisht ky është numri, kemi një përgjigje të mirë, mbi 99 për qind e kanë kryer obligimin. Por, prapë e kemi një numër i cili nuk është i vogël, të cilët nuk e kanë kryer këtë obligim ligjor. Hapi i radhës është pastrimi i listave, pastaj kontaktojmë me të gjithë këta zyrtarë, marrim shpjegimet e tyre dhe si fund vendosim për gjoba. Ligji e ka paraparë për secilën vonesë deri në 14 ditë të shqiptohet gjoba prej 30 për qind të pagës mujore të tyre, e cila është vendimi i menjëhershëm që e kryejmë ne dhe shqiptohet gjoba. Pastaj nëse nuk e kryejnë këtë obligim edhe në afatin shtesë prej 15 ditëve, nëse nuk e kryejnë këtë obligim deri me 15 prill, ne jemi të detyruar që të dorëzojmë kallxim penal te institucionet e drejtësisë”, thotë Buleshkaj.

Buleshkaj thotë se ka pasur një kërkesë nga Policia e Kosovës që disa pozita specifike mos ta bëjnë deklarimin e pasurisë, porse shton se është refuzuar sepse nuk ka pasur bazë ligjore.

Ai thekson se ligji përjashton nga publikimi i deklarimit të pasurisë vetëm Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe njësitë e veçanta të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).

Buleshkaj: Polica e Kosovës ka kërkuar që disa pozita mos ta deklarojnë pasurinë

“Ka pasur disa ankesa për shembull, kemi pasur rast ku shtatë minuta para mbylljes ë afatit ka thënë se nuk po më funksionon sistemi elektronik. Por, ne e dijmë që ka punuar sepse në ata sekonda ne kemi pranuar deklarim të pasurisë nga dikush tjetër…Ka pasur një kërkesë nga Policia e Kosovës, sepse nuk ka pasur bazë ligjore. Nuk ka pasur kërkesa, lehtësime për këtë grup të deklarimit të pasurisë…Policia ka kërkuar që disa pozita mos ta deklarojnë fare pasurinë apo mos të bëhen publike për shkak të pozitave specifike që mbajnë. Por, për shkak agjencia e zbaton ligjin, ligji i përjashton nga publikimi i deklarimit të pasurisë vetëm Agjencinë Kosovare për Intelegjencë dhe njësitë e veçanta të FSK-së”, tregon Buleshkaj.

Buleshkaj e konsideron si trend negativ rritjen e numrit të zyrtarëve publik që nuk me kanë bërë deklarimin e pasurisë.

Ai tha se pavarësisht që nuk e kanë pasur për obligim, i kanë dërguar disa vërejtje zyrtarëve lidhur me këtë çështje.

Buleshkaj: Vitin e kaluar ishin 33 zyrtarë që nuk e deklaruan pasurinë, këtë vit 198

“Këtë vit, fatkeqësisht trendi është negativ, nëse mbet ky numër. Përderisa vitin e kaluar nga këto shifra i kemi pasur vetëm 33 apo 32 të cilët nuk e kanë kryer obligimin. Këtë vit, ky numër shtatëfish më i madh, edhe pse ka pasur lehtësime në deklarimin e pasurisë. Vetë futja në funksion e sistemit elektronik e ka bërë shumë të lehtë deklarimin e pasurisë për zyrtarët publik. Të gjithë ata që nuk kanë pasur dallime shumë të mëdhaja në pasurinë e tyre kanë mundur ta kryejnë për disa minuta pasurinë…Këtë vit, ngjashëm me vitin e kaluar, edhe pse nuk e kemi obligim ligjor, kemi dërguar shumë vërejtje, shumica e zyrtarëve kanë pranuar më shumë se katër vërejtje nga agjencia”, potencon Buleshkaj.

Periudha për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publik ka filluar me 1 mars dhe ka përfunduar me 31 mars.

Ndërkaq, për herë të parë në Kosovë, mbi 2 mijë mjekë dhe profesorë kanë qenë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Brenda afatit një mujor, i cili ka përfunduar më 12 mars, 1500 mjekë nga spitalet rajonale dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke përfshirë edhe 800 profesorë nga shtatë universitetet publike, kanë qenë të detyruar ta kryejnë këtë obligim ligjor.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia shqipton mbi dy mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Story i radhës

BDI hapi shtabin zgjedhor në Manastir

Të fundit nga

Lamborghini nuk heq dorë nga veturat elektrike

Lamborghini nuk e ka ndërmend të ndryshojë planet e elektrifikimit, pavarësisht se markat e tjera luksoze kanë tërhequr premtimet e tyre të mëparshme si përgjigje ndaj një ngadalësimi global në tregun e
ShkoLartë