shtate vatra vijojne te jene aktive agjencia e mbrojtjes civile raporton angazhimin per neutralizimin e flakeve 6a737812bc03a

Shtatë vatra vijojnë të jenë aktive, Agjencia e Mbrojtjes Civile raporton angazhimin për neutralizimin e flakëve

August 5, 2026
1 minut lexim

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në disa zona të Shqipërisë, ndërsa situata më e vështirë paraqitet në Mallakastër, ku flakët kanë marrë përmasa dhe rrezikojnë të afrohen drejt zonave të banuara.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 10 orëve të fundit janë regjistruar 14 vatra zjarri në të gjithë vendin, prej të cilave 7 mbeten ende aktive.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor”.

Problematike mbetet situata në fshatrat Riban dhe Ngraçan të bashkisë Mallakastër, ku zjarri është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme dhe po punohet për të penguar afrimin e flakëve pranë banesave.

Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 punonjës bashkiakë, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni “Air Tractor”.

Ndërkohë, në zonën e Dajtit vijojnë operacionet për izolimin e zjarrit.

Në terren po punojnë zjarrfikës, forca të Administratës së Zonave të Mbrojtura, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter i Forcës Ajrore. Deri tani nuk raportohet rrezik për banesat.

Në qarkun e Elbasanit, ndërhyrjet vazhdojnë në zonat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës.

Dy prej vatrave, ajo në Shqiponjë dhe Mjekës, janë vendosur nën kontroll, ndërsa situata nuk paraqet rrezik për banorët.

Një tjetër vatër aktive ndodhet në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull.

Flakët kanë kaluar në majën e malit dhe janë përhapur brenda një zone të mbrojtur, por deri tani nuk ka kërcënim për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në Penkovë të bashkisë Selenicë është shuar plotësisht.

Nga bilanci paraprak rezulton se flakët përfshinë rreth 2 hektarë pyll me pisha dhe dogjën 40 automjete të braktisura.

Në Gumenicë vijon puna për shuarjen e një vatre me shkurre, ndërsa në Vërzhezhë të bashkisë Skrapar situata është vendosur nën kontroll.

Autoritetet vijojnë monitorimin e zonave problematike, ndërsa ekipet në terren po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarreve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i beri prite albinit por ra ne kurthin e vet profesori shperthen ndaj baton
Lajmi i mëparshëm

“I bëri pritë Albinit, por ra në kurthin e vet” – Profesori ‘shpërthen’ ndaj Baton Haxhiut

tragjedi ne krete 42 vjecarja holandeze humb jeten pasi bie nga varka 6a737877a665d
Lajmi i radhës

Tragjedi në Kretë, 42-vjeçarja holandeze humb jetën pasi bie nga varka

Të fundit nga

ShkoLartë