Shtatë trajnerë të tenisit pajisen me certifikata

October 3, 2023
1 minut lexim

Shtatë trajnerë të tenisit janë pajisur me certifikata të përfundimit me sukses të kursit për trajnerë – niveli i dytë, i organizuar nga KOK-u në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës, falë mbështetjes së Solidaritetit Olimpik të IOC.

Kursi ishte mbajtur në Fushat e Tenisit në Brestovik të Pejës, prej 30 qershor deri më 11 korrik 2023, ndërsa ligjërues ishin Goran Shevchenko nga Maqedonia e Veriut dhe Kenan Malucbegoviq nga Bosnja e Hercegovina.

Certifikatat u ndanë nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe kryetari i FTK-së, Jeton Hadërgjonaj, të cilët përgëzuan trajnerët pwr certifikimin, duke besuar se dijen e tyre të fituar nga ligjëruesit do ta ndajnë me tenistët e rinj.

Trajnerët të cilët morën certifikata të IOC janë: Benita Selmanaj, Blearta Ukëhaxhaj, Tamara Martinovska, Viola Peja, Festim Ibrahimi, Vladimir Tomiq dhe Zahir Rama.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Presidenti Steinmeier është për kufizimin e migracionit

Story i radhës

Kovaçevski: Persona të caktuar nuk do të përfitojnë nga amnistia! LSDM do të ndërhyjë me amendament

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë