Shtatë ministra të jashtëm europianë vizitojnë Kievin në shenjë mbështetjeje

Ministrat e Jashtëm të Estonisë, Finlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Norvegjisë dhe Suedisë kanë mbërritur sot në Kiev në shenjë mbështetje për Ukrainën.
Gabrielius Landsbergis, ministri i jashtëm lituanez, postoi një mesazh në Twitter për vizitën dhe u zotua se Ukraina do të fitonte pavarësisht “brutalitetit barbar” të Rusisë.

Pekka Haavisto, ministri i jashtëm i Finlandës shprehu admirim për “guximin dhe vendosmërinë” e ukrainasve teksa ata mbronin pavarësinë e tyre.

Anniken Huitfeldt, ministrja e jashtme e Norvegjisë, shpërndau gjithashtu foto të vizitës së saj në kryeqytet dhe tha se vendi i saj shpreh solidaritetin me Ukrainën.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Cilat janë 3 shenjat e Horoskopit që do të kalojnë aventura këtë javë

Story i radhës

Besimi: Investimet kapitale dhe zhvillimi janë prioritetet e Qeverisë, BERZH-i vazhdon me përkrahje të fuqishme për realizimin e tyre

Të fundit nga