Ministrat e Jashtëm të Estonisë, Finlandës, Islandës, Letonisë, Lituanisë, Norvegjisë dhe Suedisë kanë mbërritur sot në Kiev në shenjë mbështetje për Ukrainën.
Gabrielius Landsbergis, ministri i jashtëm lituanez, postoi një mesazh në Twitter për vizitën dhe u zotua se Ukraina do të fitonte pavarësisht “brutalitetit barbar” të Rusisë.
Pekka Haavisto, ministri i jashtëm i Finlandës shprehu admirim për “guximin dhe vendosmërinë” e ukrainasve teksa ata mbronin pavarësinë e tyre.
Anniken Huitfeldt, ministrja e jashtme e Norvegjisë, shpërndau gjithashtu foto të vizitës së saj në kryeqytet dhe tha se vendi i saj shpreh solidaritetin me Ukrainën.
Burimi: GAZETA.MK