Shtatë milionë euro nga Bashkimi Evropian për projekte ekologjike në Prespë

June 5, 2025
1 minut lexim

Resnjë, 5 qershor – Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Mihalos Rokas, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorian dhe kryetari i Komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, Ditën Botërore të Mjedisit Jetësor do ta shënojnë me fillimin  e punëve të financuara nga BE-ja në vlerë prej 7 milionë euro, për rrjetet e grumbullimit të ujërave të zeza dhe impiantet për trajtimin e tyre në fshatrat në Pretor, Stenje, Kran, Dupeni i Poshtë, Brajçinë dhe Slivnicë.

Paradite, në një konferencë për shtyp në Pretor, ambasadori Rokas, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend Grigorian dhe kryetari i Komunës Tozievski do të informojnë për aktivitetet e projekteve në funksion të zgjidhjes bashkëkohore për ujërat e zeza në Prespë.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Marcus Rashford në romancë të re? Futbollisti i njohur shihet me një lojtare padeli në St. Tropez

Të fundit nga

Pensionet: sa kohë duhet të punojmë?

Në maj, Parlamenti danezmiratoi ligjin për rritjen e moshës së daljes në pension, i cili u mbështet nga 81 përfaqësues, ndërsa 21 ishin kundër. Ligji i ri përcakton rritjen e moshës së daljes në

Sot përpjekja e 27-të për konstituimin e kuvendit

Kriza politike në Kuvendin e Kosovës po zgjatet, ndërsa përpjekjet për konstituimin e legjislaturës së re po dështojnë në mënyrë të vazhdueshme. Sot, deputetët pritet të mblidhen në orën 11:00 për të vijuar me seancën e 27-të
sqmken
ShkoLartë