Shtatë fotografi që tregojnë se kriza klimatike nuk është një kërcënim i largët – madje është e pranishme!

December 4, 2022
1 minut lexim

Miliarda njerëz tashmë po vuajnë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Ky është një konkluzion i fundit i një raporti të Kombeve të Bashkuara, shkruajnë mediat e huaja.

Hulumtimet i lidhin temperaturat në rritje globale me valët e të nxehtit, thatësirat, reshjet e mëdha të shiut dhe zjarret.

Më poshtë ua sjellim një koleksion të imazheve që shfaqin realitetin e të jetuarit në një botë që ngrohet jashtëzakonisht.

Image

Më 9 shtator 2020, zjarret e përhapura në Kaliforni e kthyen qiellin në një nuancë të verdhë-portokalli ndërsa tymi i zjarrit filtronte shumë rrezet e diellit. Atë natë, Houston Astros luajti një lojë kundër Oakland Athletics në Oakland’s Ring Central Coliseum.
Image

Në fillim të tetorit, një thatësirë e zgjatur thau lumin Misisipi, duke zbuluar një anije të mbytur shekullore në Baton Rouge, Luiziana. Arkeologët besojnë se këto mbetje janë nga një traget që u fundos në fund të shekullit të 19-të ose në fillim të shekullit të 20-të, raportoi Associated Press.
Image

Më 12 nëntor 2019, Venecia pësoi përmbytjet më të këqija që nga viti 1966, raportoi Associated Press. Ndërsa baticat e larta janë një dukuri vjetore, ekspertët thonë se rritja e nivelit të detit për shkak të ndryshimeve klimatike po i bën përmbytjet më të shpeshta dhe më intensive.
Image

Vetëm në vitin 2019, në vitin e parë të administratës Bolsonaro, 2.4 milionë hektarë – u “fshinë”, sipas Institutit Kombëtar të Brazilit për Kërkimet Hapësinore. Rreth 60% e pyjeve tropikale të Amazonës ndodhet në Brazil.
Image

Në fund të korrikut dhe fillim të gushtit 2021, zjarre të shumta ndodhën në të gjithë Greqinë. Temperaturat arritën në nivelin më të lartë të regjistruar në Greqi që nga viti 1987.
Image

Uragani Maria ishte një stuhi afër kategorisë 5 kur “ia mësyu” Porto Rikos më 20 shtator 2017, duke vrarë të paktën 3,000 njerëz.
Image

Fotografia e mësipërme, e bërë më 7 tetor 2021, tregon njerëzit duke darkuar në një restorant të goditur nga përmbytjet në Tajlandë. Uji i përmbytjes nga lumi Chao Phraya arriti të futej edhe në kafenenë antike Chaopraya.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pacolli i del në mbrojtje Xhakës: Nëse gjobitet nga FIFA do ta paguaj unë

Story i radhës

Struga Trim Lum kampion vjeshtor në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë