Shtajnmaer nesër vjen në Shkup

November 28, 2022
1 minut lexim

Shkup, 28 nëntor – Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmaer, nesër vjen për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Vizita e Shtajnmaer, sipas ueb-faqes zyrtare të presidentit gjerman, duhet të fokusohet në situatën në rajon, ndikimin e luftës agresive të Rusisë në Ukrainë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për perspektivat e vendit për anëtarësim në BE.

Kjo është vizita e parë e presidentit federal Shtajnamer në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në Shkup, siç është paralajmëruar, më 29 dhe 30 nëntor, mes tjerash janë planifikuar bisedime politike me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ndërsa Shtajnamer duhet të drejtohet edhe në Kuvend, të takohet me të rinjtë në Qendrën presidenciale për edukim politik, të bisedojë me grupin e xhirimit të filmit “Toka e mjaltë” dhe ta vizitojë parkun e parë me erë në vend në Bogdanci.

Presidenti gjerman, sipas agjendës së tij, nesër në mesditë pritet të ketë takim me presidentin Stevo Pendarovski, pas së cilës në ora 13 dhe 15 do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp. Në ora 14 do të mbajë fjalim në Kuvend, ndërsa në orën 16 e 15 minuta do të takohet në Qeveri me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Më 30 nëntor, Shtajnamer do të takohet me grupin e xhirimit të filmit “Toka e mjaltë” në Çifte Hamam. Pasdite ai do të vizitojë parkun e erës në Bogdanci, e më pas kompaninë gjermane Drekselmaer në Kavadar.

Shtajnamer më pas udhëton për të vizitë në Shqipëri.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Australia ulë nivelin e kërcënimit nga terrorizmi

Story i radhës

Erdogan: Turqia mund të normalizojë lidhjet me Egjiptin, pastaj edhe me Sirinë

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë