Shkup, 29 nëntor – Dëshiroj që procesi inkuadrues për Maqedoninë e Veriut të ndodhë më shpejtë dhe të mos ketë pengesa të reja, por procesi reformues i vendit duhet vazhduar dhe mund të konsideroni mbështetjen e Gjermanisë, porositi sot presidenti gjerman, Frank-Valter Shtajnamer në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski.
Lidhur me atë se sa është real plani i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2030, Shtajnmaer deklaroi se këtë nuk mund ta parashohë.
“Nëse do të jetë viti 2030, duhet ta kuptoni, askush për momentin nuk mund ta thotë këtë, as politikanët e Maqedonisë së Veriut, as të Gjermanisë e as të BE-së. Askush nuk mund të premtojë, por duhet të synojmë që të arrihet ky qëllim dhe ai është i pranishëm këtu. Procesi reformues këtu në vend duhet të shkojë përpara me shpejtësinë e duhur në aspektin e inkuadrimit në BE, shpresoj se kjo do të ndodhë sa më shpejtë”, tha Shtajnmaer.
Pyetjes së gazetarëve se si e sheh faktin se “në negociatat inkuadruese është i përfshirë edhe Komisioni historik”, Shtajnmaer thotë se tashmë ka folur për kushte të veçanta, gjegjësisht siç tha, “ngarkesa të veçanta” në procesin inkuadrues.
“Nën këto ngarkesa konsideroj se ky proces inkuadrimi edhe në të kaluarën ishte i lidhur me shumë çështje historike dhe merrej me to, me ç’rast kur flasim për qasje në BE, gjegjësisht flasim për çështje nga e tashmja dhe për të ardhmen e përbashkët në Evropë, kështu që do të doja vetëm të jap një këshillë – theksi duhet t’i vihet këtij drejtimi, jo të kaluarës dhe të mos kërkohen pengesa të reja”, vlerësoi Shtajnmaer.
Shefi i shtetit gjerman gjithashtu tha se edhe gjatë vizitës në shtetin tonë, jo vetëm se do të ketë fjalim në Parlament por do të ketë edhe takime me deputetë të partive të ndryshme politike
Burimi: zhurnal.mk