​SHSKUK me aparaturë të re për kimioterapi

July 22, 2022
1 minut lexim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se reparti i hemato- onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë me pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë.

Duke e parë të domosdoshme, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e ka blerë pajisjen e Kabinës së Sigurisë e cila mundëson që kjo terapi e ndjeshme të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt dhe rrjedhimisht ofron më shumë siguri për personelin shëndetësor gjatë punës.

,,Puna me kimioterapi në kushte joadekuate, nxit një toksicitet të lartë dhe kontaminon ambientin, ku rrezikon personelin dhe pacientët që qëndrojnë për shërim në repartin e hemato-onkologjisë.

Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe përmirësimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor, është përkushtim i plotë e angazhim i përditshëm i SHSKUK-së”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHIK-u u kishte siguruar jetën disa spiunëve, por më pas i ekzekutoi, këta janë dëshmitarët

Story i radhës

A ka ndonjë plan konkret Kurti për t’i vizituar ish-krerët e UÇK-së? Flet zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë