ShSKUK del me njoftim mbi gjendjen e të lënduarve nga përleshja me armë zjarri në Prishtinë

August 5, 2023
1 minut lexim

Një i vdekur dhe 17 të lënduar është bilanci i përleshjeve me armë zjarri që ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:00 në lokalin Bon Vivant në Prishtinë.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës në një komunikatë për media ka njoftuar mbi gjendjen e të lënduarve.

“5 persona janë pranuar për trajtim të mëtejmë, pas ndihmës mjekësore emergjente në Klinikën Emergjente, si pasojë e lëndimeve që kanë marrë mbrëmë. Prej tyre, 4 janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë. Ndërkaq, përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi mjekësor, një person i datëlindjes 1984, ka ndërruar jetë në Mjekimin Intensiv Qendror. Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17”, bëhet e ditur në njoftim.

ShSKUK njofton se prej tyre, 7 ishin të lënduar me armë zjarri dhe 10 me mjete të mprehta.

“I gjithë stafi i Klinikës Emergjente dhe klinikave të tjera kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me drejtorin e Klinikes Emergjente, Naser Syla. Për të ngritur gjendjen e gatishmërisë, ofruar mbështetje dhe pë t’u interesuar për të lënduarit në Klinikën Emergjente ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Azizi”, thuhet në njoftim.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Kosova-Danimarka, sot ndeshja vendimtare për “Dardanët”

Story i radhës

I dyshuar për krime lufte, arrestohet një serb në Kosovë

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë