Policia dje në territorin e qytetit të Shkupit shqiptoi gjithsej 230 masa, në mesin e të cilave për ngasje të automjetit pa patent shoferi 13 sanksione, 11 për vozitje më shpejtë se sa lejohet, 50 sanksione për kundërvajtje të cilat i bënë këmbësorët.
Nga MPB gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 3 të tjera për vetura të paregjistruara.