Shqiptohen 193 gjoba në Shkup, 47 për tejkalim shpejtësie

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.11.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushë e komunikacionit, me çka ka shqiptuar 193 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 193 masa, nga të cilat 47 masa për tejkalim të shpejtësisë, 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur 10 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Camavinga i shpëtoi dëmtimit të rëndë, por do t’i mungojë gjatë Real Madridit

Story i radhës

Dëmtoi me mjete të forta xhamat e një lokali, arrestohet një 32-vjeçar në Elbasan! I sekuestrohen fara kanabisi

Të fundit nga