MPB gjatë ditës së djeshme (11.12.2022) ka vazhduar me kontrollet në trafik.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 165 masa, nga të cilat 74 masa për tejkalim të shpejtësisë, tetë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 20 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
Janë vendosur 12 masa për kalim në semafor të kuq, tre masa për automjete të paregjistruara, 3 masa për kundërvajtje të drejtuesve të motoçikletave…”, thonë nga MPB.