Shqiptarja e Kosovës shkëlqen me dy gola për Milanin, i shkaktojnë humbjen e parë Juventusit

October 22, 2022
1 minut lexim

Futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani, ka shkëlqyer me dy gola në fanellën e Milanit, duke i shkaktuar humbjen (4:3) e parë Juventusit, në takimin e javës së 7-të të Kampionatit të Italisë.

“AC Milan u këndellë pas humbjes në derbin ndaj Interit, duke e mundur me rezultat 4:3 Juventusin.

Humbja e pësuar (4:0) në derbin kundër Interit në javën e kaluar është vetëm një kujtim i hidhur, pasi që vajzat e Milanit u rikthyen në rrugët e fitores me një fitore fantastike 4:3 ndaj Juventusit.

Kuqezinjtë shkuan në pushim me rezultatin 3:1 falë dy golave nga Asllani dhe një nga Piemonte, dhe më pas Mesjasz realizoi për 4:1 në pjesën e dytë.

Bonfantini është në listën e golave për skuadrën mysafire, pastaj Girelli me dy gola”, shkruan mes të tjera “Sempremilan”.

Golat për për Milanin i realizuan Asllani (24′ e 25′), Piemonte (32′), Mesjasz (62′) dhe për Juventusin Bonfantini (31′),Girelli (70′ e 90+5′).

Asllani u zëvendësua në minutën e 73-të.

Pas javës së 7-të, Interi kryeson me 16, pikë, pasojnë Roma 15, Fiorentina 15, Juventusi 14, Milani 12 pikë etj.

Asllani është në vend të dytë të listës së shënuesve me 6 gola, një me pak se Poli (Interi) e Girelli (Juventusi).

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja se çfarë duhet të dimë për krijimin e një lidhjeje erotike?

Story i radhës

Meta: Liria, pluralizmi dhe dinjiteti i qytetarëve janë në rrezik, për ne Shqipëria dhe shqiptarët janë mbi gjithçka

Të fundit nga

ShkoLartë