Futbollisti shqiptar, Nedim Bajrami, gati ia mohoi fitoren Milanit. Bajrami futet në lojë në minutën e 59-të dhe bëri paraqitje të mirë.
Milani kthehet me tre pikë nga Empoli.
Kampioni në fuqi ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Empolit të futbollistit Nedim Bajrami.
Finish dramatik e për infarkt.
Në minutën e 79-të, kroati Ante Rebiç, shënon për fitoren e Milanit.
Në minutën e 90+2, Nedim Bajrami nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra shënon eurogol në këndin e epërm të portës së Milanit por pas dy minutave (90+4’), Ballo-Toure realizon dhe Leao në atë të 90+7 për fitoren e Milanit, 1:3.
Milani është në vend të tretë me 17 pikë, ka tre me pak se lideri Napoli dhe Empoli është i 14-ti me 7 sosh.