Shqiptari që u arrestua e më pas u lirua për shkak se largoi flamurin serb nga një kodër në Zveçan ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bastisur shtëpinë e tij.
Për këtë veprim të policisë, i dyshuari Kujtim Peci (Boletini) ka shkruar se si ia kanë rrethuar shtëpinë rreth 10 policë bashkë me prokurorinë e Mitrovicës.
Tutje Boletini tregon se flamurin serb e ka hequr duke mos i interesuar dënimin që mund të merr për këtë veprim.