Shqiptari nga Kosova që luajti rolin kryesor në filimin për Ibrahimoviqin shpallet “Aktori i vitit” në Suedi

January 24, 2023
1 minut lexim

Aktori shqiptar Granit Rushiti ka fituar çmimin “Brumbulli i Artë” për aktorin më të mirë me paraqitjen në filmin “Unë jam Zlatani”, në ceremoninë “Guldbaggen” të organizuar që nga viti 1964 nga Instituti Suedez i Filmit.

“Unë jam Zlatani” është film që sjell në detaje udhëtimin në botën e futbollit të futbollistit nga Suedia, Zlatan Ibrahimoviq. Rushiti luan rolin e sulmuesit shtatgjatë.

“Kur më thirrën emrin, humba. Nuk e kuptoja”, ka thënë Rushiti për “Aftonbladet” pasi mori çmimin të hënën.

“E dija”, ka shkruar “Zlatani origjinal” në Instagram pas ceremonisë. Rushiti ka treguar se është kontaktuar nga futbollisti me nam.

“Ishte mesazh i gjatë dhe i thellë dhe i ndier në zemër. Zlatani është i madh edhe si person. Mentaliteti i tij është krejtësisht ndryshe dhe do ta mbaj mesazhin me vete gjithë jetën. Ishte shumë i rëndësishëm. E dua Zlatanin”, ka thënë Rushiti që nuk e ka publikuar mesazhin e futbollistit të Milanit.

Vetë 22-vjeçari Rushiti thotë se ishte talent premtues në futboll, por tash është i fokusuar në aktrim.

“Unë jam Zlatani” ka qenë filmi më i shkuar në kinematë suedeze në vitin 2022, me më shumë se 200 mijë shikues nëpër kinema.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

OBSH kërkon “veprim të menjëhershëm” pas vdekjeve nga shurupi i kollës

Story i radhës

Prishtina përforcohet, shton apetitet për trofe

Të fundit nga

ShkoLartë