Shqiptari me Vallecanon befasojnë Barcelonën në “Camp Nou”

1 minut lexim

As laiku më i madh nuk ka besuar se Rayo Vallecano do të marrë pikë nga stadiumi “Camp Nou”. 

Befasi e madhe në javën e parë të kampionatit spanjoll.

Barcelona nuk ia del, luan baras 0:0 me Vallecanon.

Futbollisti shqiptar, Ivan Balliu, u paraqit nga minuta e parë, me shokë treguan angazhim të madh dhe arritën pikë të rëndësishme.

Në minutën e 90+3, Busquets i Barcelonës, ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Një pikë me vlerë të fitores ndaj Barcelonës së trajnerit Xavi.

Robert Lewandowski nuk shënon në ndeshjen e parë zyrtare për Barcelonën!

Portieri i Vallecanos, Stole Dimitrievski, është lojtar i ndeshjes, vlerësohet me notë 8.0 nga faqja e specializuar “Sofascore, ndërsa Balliu me 6.4.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mickoski fotografohet me kryetarin e klubit fashist bullgar “Car Boris”

Story i radhës

​Zelensky: Do të likuidojmë ushtarët rusë që veprojnë pranë Zaporozhye

Të fundit nga