Shqiptari me notën më të lartë tek Interi

November 1, 2022
1 minut lexim

Kristjan Asllani u aktivizua titullar në ndeshjen e raundin të fundit të fazës së grupeve përballë Bayernit në “Allianz Arena”.

Trajneri Simone Inzaghi mendoi t’i jepet minuta të plota në këtë sfidë, duke shfrytëzuar faktin që rezultati final vlente vetëm për statistikë dhe moral.

Për talentin kuqezi ishte gjithashtu ndeshja e parë si titullar me Interin. Sofascore e ka vlerësuar me 7.3 paraqitjen e Asllanit dhe kjo ishte nota më e lartë për lojtarët zikaltër. Vetëm mbrojtësi Stefan de Vrij (7.1) dhe portieri Andre Onana (7.2) i afroheshin notës së lojtarit kuqezi.

E ka prekur 47 herë topin dhe nga 36 pasime, 33 kanë qenë të sakta (92%).

Një provë e mirë e shqiptarit, që me siguri do ta shtyjë Inzaghin t’i besojë më shumë në ndeshjen në vazhdim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një stërvitje e shpejtë për trurin: 5 pyetje për t’i provuar vetes sa inteligjentë jeni!

Story i radhës

“Në makinë 30 mijë lekë, ndërsa në hotel 50”- Prostituta: Ta bëjmë bismilah sot! “Klienti”: Mos na shikojë njeri!

Të fundit nga

ShkoLartë