Ka më shumë se një muaj që është publikuar projekti më i ri i këngëtarit Aleksander Gjelaj i cili është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar, ndërkohë që ky projekt i dedikohet shqiptarisë.
Klikime dhe shpërndarje gjithandej ky projekt i këngëtarit Gjelaj i dedikuar shqiptarisë po pëlqehet gjithandej.
Është kënduar me shumë dashuri nga këngëtari i cili i kushton një këngë të bukur trevave shqiptare. Këtë këngë ai e ka finalizuar edhe me videoklip në të cilin shihen motive të pastra shqiptare.
Me tekst nga Gjovalin Lumaj dhe orkestrim nga Florent Boshnjaku, ylli i muzikës së pastër shqipe që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Aleksander Gjelaj vjen me një tjetër mega projekt të cilin e ka titulluar “Shqiptari jetofsh në breza”.
Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai është shumë i kërkuar edhe në ahengje të ndryshme familjare duke krijuar kështu atmosferë të jashtëzakonshme.