Napoli praktikisht është kampion i ri i Italisë.
I mjaftoi një pikë në Udine që pas 33 vjetësh titulli i kampionit të rikthehet në qytetin që jeton me futbollin, titull që nuk u fitua që nga koha e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona.
Udinese ka barazuar me rezultat 1:0 me Napolin, në takimin e javës së 33-të në Serie A.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, futet në histori, kampion me Napolin.
Vendasit kaluan në epërsi me golin e Lovriç në minutën e 13-të.
Napoli ka barazuar në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 52-të, duke iu falënderuar futbollistit Osimhen.
Napoli kryeson me 80 pikë, ka 16 më shumë se Lazio në pozitën e dytë dhe Udinese renditet në të 12-tin me 43 sosh.