Shqiptari i Kosovës me Finlandën fundosin Kroacinë 

1 minut lexim

Finlanda përfundoi në krye të grupit C me 11 pikë, duke lënë pas Slloveninë me 10, Suedinë 8 dhe Kroacinë në fund me 7 sosh. 

Finlandezët mbrëmë e mposhtën me rezultat 81:79 Kroacinë në Rijekë, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror – 2023. 

Faqja finlandeze “suomikoris”, shkruan se figura kryesore të Finlanda ishte Edon Maxhuni.

Maxhuni shënoi 7 pikë, por realizoi një tre pikësh vendimtar në 16 sekonda e fundit.
Kroacia nuk kualifikohet në Botëror.

“Ne luajtëm në mënyrë më të mirë gjatë gjithë periudhës së katërt dhe kishim besim se do të ktheheshim dhe do të fitonim. Të gjithë e dinin vendin dhe e dinin rolin e tyre”, tha Maxhuni.

Edon Maxhuni është djali i legjendës së basketbollit të Kosovës, Besimit.

Mediat kroate “Veçernj List’, shkruan mes të tjera: Kapitulli i ri i errët i basketbollit kroat: Tani jemi në radhët e Irlandës dhe Norvegjisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Arrestohen nëntë persona gjatë kontrolli në manifestim muzikor në Dojran të Vjetër, policia gjen substanca narkotike

Story i radhës

Inflacioni në Turqi arrin në nivel rekord në dy dekadat e fundit

Të fundit nga