Al Ittihad ka fituar përballë Al Nassr në supersfidën e javës së 13-të të kampionatit arab.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “King Abdullah Sports City”, ka përfunduar me rezultatin 2-1.
Një ndeshje mjaft e mirë ishte edhe për Mario Mitajn. Në një rast, shqiptari ia doli që të ndalte Ronaldo, por bllokoi edhe shumë aksione të tjera të Al Nassr. Madje në një moment mori zvarrë disa prej lojtarëve kundërshtarë, me Al Ghanam që e ndaloi Mitajn me faull dhe mori karton të verdhë.
Përsa i përket golave të kësaj ndeshje, për Al Ittihad shënoi Benzema, ndërsa Cristiano Ronaldo riktheu baraspeshën. Por Mitaj mendoi në minutat e fundit për t’i dhënë 3 pikët ekipit të tij. Shqiptari asistoi për Bergwijn me këtë të fundit që shënoi golin e fitores.
Me këtë fitore, Al Ittihad mbetet në krye të tabelës me 36 pikë. Në krahun tjetër, CR7 dhe ekipi i tij mbeten në vendin e 4-të në renditje me 25 pikë të grumbulluara.
Burimi: botasot.info